Shporta (e zbrazët) 0

Dërgesat dhe Kthimet

Me përjashtim të disa rasteve të rralla, të gjitha porositë e bëra do t'i dorëzohen postës në të njëjtën ditë, për sa kohë që porosia  realizohet para orës 16:00 të një dite pune (e hënë - e premte). Porositë e bëra pas orës 16 do t'i dorëzohen postës në ditën tjetër të punës.

DORËZIMI
Me metodën e zgjedhur nga kosport.info, posta shpërndan porositë tuaja brenda dy ditëve të punës nga e hëna në te premte në të gjithë Kosovën.

Sapo të bëhet porosia, klienti do të marrë një E-Mail konfirmimi me faturën përkatëse.

Porositë dorëzohen nga e hëna në të premte në adresën e shënuar nga klienti nga ora 09 deri në orën 17 me përjashtim të festave kombëtare apo fetare.

KUJDES: Klienti nuk mund të zgjedhë një kohë specifike të dorëzimit, sepse dërgesat kushtëzohen nga rrugët e përcaktuara nga shërbimi i transportit në datën përkatëse të dërgesës.

Vendosja e një adrese të pasaktë ose jo të plotë mund të çojë në kthimin e porosisë në kosport.info, duke çuar në kosto shtesë që do t'i faturohet klientit. Prandaj ne rekomandojmë klientin që gjithmonë të sigurohet që adresa e dorëzimit që ai / ajo jep gjatë vendosjes së porosisë të jetë e plotë dhe e saktë. Pasi të kryhet porosia, nuk është më e mundur të ndryshoni as adresën e dorëzimit, as detajet e faturimit.

Në raste të rralla, mund të ndodhë që porosia të mos dërgohet me të njejtën dërgesë. Padyshim, ne vetëm faturojmë kostot e transportit në këtë rast. Në rast të vonesave të dorëzimit ose kur artikulli i porositur është në mungesë, ne do t'ju informojmë me kohë. Konsumatori nuk ka të drejtë të refuzojë dërgesat e pjesshme dhe duhet t'i pranojë ato.

Aktualisht,shpenzimet e transportit shkojnë në 2.00€.
Për porositë mbi 20.01€, transporti është falas.

Aktualisht porositë i dërgojmë vetëm në territorin e Kosovës.

KTHIMET

Ankesat për shkak të sasisë së dorëzuar, defekteve në mall, dërgesave të gabuara dhe ndryshimeve në sasi duhet të shpallen me shkrim sa më shpejt që të jetë e mundur por jo më vonë se 48 orë pas konfirmimit të porosisë. Ato do të merren parasysh në masën që mund të konstatohen nga egzaminime të arsyeshme.

Shkëmbimi ose kthimi i mallrave bëhet vetëm në rast të një ankese të justifikuar. Asnjë e drejtë e këmbimit ose kthimit të mallrave nuk është e mundur për mallrat e dorëzuara në mënyrë korrekte.

Për kthimet e pajustifikuara të mallrave / refuzimet e mallrave, një tarifë shtesë prej 8.00€ do të tarifohet për pagesën e postës, trajtimin dhe shpenzimet administrative.