Shporta (e zbrazët) 0

MUSCLE JUICE® REVOLUTION 2600 5kg

90,00 € me TVSH

Formulë Revoulucionare Për Shtim Në Peshë

Shija
Në dispozicion

redeem
Duke blerë këtë produkt mund të grumbulloni deri në 9 pikë besnikërie . Shporta juaj do të përmbajë gjithsej 9 pikë që mund të shndërrohen në një kupon prej 1,80 € .


Vlera e mbetur nga blerja për të pëfituar transport falas 20,00 € Transporti falas ofrohet për blerjet mbi 20,00 €
 

Pagesë e sigurtë

 

Dërgesa

 

Kthimi

Ultimate Nutrition Juice® Revolution 2600 është produkti për shtim në peshë (weight gainer) më i përparuar në treg.

Përmban 56 gramë proteina në përzjerjen ekskluzive Octo-PRO ™ Proteinë që kombinon 8 proteina shumë të rëndësishme.

Përmban 170 gramë karbohidrate me kohë të zgjatur zbërthimi duke zgjatur kohën e tretjes dhe për të minimizuar fryrjet gastrointestinale.

Përveç prekursorëve të glutaminës në këtë formulë, në çdo 1000 mg glutamine do të përfshihet edhe L-alanyl-L-glutaminen. Ky dipeptid i fuqishëm mund të mbrojë nga degradimi i muskujve dhe të sigurojë karburant për stërvitje për t'ju ndihmuar të zgjasni kohën e stërvitjes .

Me vetëm 2 servime në ditë me qumësht, ju do të merrni 2600 kalori më shumë dhe 148 gramë proteina për t'ju ndihmuar të arrini qëllimet tuaja të shtimit të peshës.

Një përzierje proteinash, që përbëhet nga burime të shumta të tyre, është superiore ndaj çdo burimi të vetëm proteinash për një mbështetje ushqimore të qëndrueshme në kohë .

Proteinat e hirrës, të tilla si hidrolizati, izolati dhe koncentrati i japin trupit tuaj një rritje në aminoacide menjëherë pas konsumimit të tyre.

Këto proteina janë të mrekullueshme për rritjen e muskujve të pastër .

Më pas është momenti kur proteinat me lirim të mesëm fillojnë punën.

Proteina e vezës konsiderohet si burim perfekt proteinash sepse është e kompletuar me aminoacide esenciale, aminoacidet me zinxhir të degëzuar dhe acidin glutamik.

Përthithet plotësisht dhe lehtësisht nga trupi.

Proteina të tilla si kazeina micelare, kazeinë kalciumi dhe koncentrati i proteinave të qumështit kanë kohë tretjeje më të zgjatur.

Ato konsiderohen proteina me çlirim të zgjatur, të cilat i japin trupit më shumë kohë për ti tretur dhe përthithur plotësisht lëndët ushqyese të tyre.

Kjo formulë e re gjithashtu përfshin një shtesë emocionuese të re në botën e karbohidrateve: Karbo-lyn®.

Ky produkt u shpik për qëllimin e vetëm të mbushjes në karbohidrate.

U projektua për atletët elitarë që kërkonin një mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të lartë të performancës për të ngarkuar muskujt me glikogjen muskular të aksesueshëm.

Ky karbohidrat i teknologjisë së lartë kalon nëpër stomak shumë shpejt; 80% më e shpejtë se dekstroza ose sheqeri.

Ai vepron si një pompë, duke tërhequr ujë dhe lëndë ushqyese së bashku me të.

Glutamina është anti-kataboliku perfekt. Ajo parandalon "humbjen e muskujve" dhe zvogëlon shkallën e dëmtimit të muskujve dhe lëndimin.

Gjithashtu ndihmon trupin të sekretojë hormonin e rritjes, i cili shkakton lirimin e IGF-1 (Insulinë Growth Factor 1).

Kjo ndihmon në rritjen e masës trupore të pastër.

Glutamina gjithashtu neutralizon djegien e acidit laktik në muskuj duke liruar bikarbonat plazmatik, duke ju lejuar të ushtroni më gjatë dhe më fortë.

Gjithashtu rrit nitrogjenin për t'ju ndihmuar të qëndroni në një ekuilibër pozitiv për rritjen optimale të muskujve.

PËRDORIMI :

Përzieni katër lugë (scoop) Ultimate Nutrition Muscle Juice Revolucion 2600 (rreth 265 gram) me 500 ml ujë ose qumësht. Kjo sasi mund të ndahet ne dy ose tre racione. Për të maksimizuar rritje muskulare dhe për të përmirësuar stërvitjen, merrni një servim në mëngjes dhe një tjetër një orë pas stërvitjes. Gjatë ditëve që nuk ushtroni mund ta merrni ndèermjet shujtave ushqimore.

KUJDES :
Nëse keni një sëmundje ose përdorni një ilaç me recetë, konsultohuni me një mjek para se të përdorni këtë ose ndonjë shtesë tjetër dietike. Nëse jeni një atlet konkurrues, flisni me shoqatën tuaj sportive përpara se të përdorni këtë produkt. Mos e përdorni këtë produkt nëse jeni shtatzënë.

• Mbajeni larg fëmijëve
Mbroni nga nxehtësia, drita dhe lagështia!
Ruani në një vend të ftohtë dhe të thatë; 15 - 30 o C (59-86 o F)

PËRBËRËSIT
Përzierje proteinike (Koncentrat nga proteina e hirrës Whey, Izolat PREMIUM i proteinës së hirrës, Kazeinë kalciumi, Albuminë nga e bardha e vezës), Maltodextrin, Fruktoza kristaline, kakao, triglyceride me zinxhir mesatar, lecithinë soje shije-dhënës Artificiale dhe Natyrale.

Produktet që mund t'ju pëlqejnë