Elite 100% Whey 907g
- Proteina e përkryer në çdo kohë! ─
Pagesë e sigurtë
Dërgesa
Kthimi
DOZA PËR SERVIM : PROTEINË 25g, BCAAS 6.1g, LEUCINË 2.8g
Jeni në kërkim të një proteine për çdo rast e moment të ditës dhe me vlera të larta ?
Edhe nëse jeni duke mbështetur rritjen e muskujve tuaj pas një stërvitjeje të vështirë ose thjesht për të rritur konsumin tuaj të proteinave. Elite 100% Whey është një formulë proteinike me cilësi të lartë për atletë ambiciozë të çdo niveli të trajnimit dhe për përdorim në çdo kohë.
Ajo bazohet ekskluzivisht në burimet e proteinave të hirrës. Proteina e hirrës është një burim proteinash që thithet shpejt dhe përmban të gjitha aminoacidet esenciale që ju nevojiten për të ndërtuar dhe mbajtur muskujt. Produkti ka formulë me doza shumë të ulëta të sheqerit dhe është një përzgjedhje e shkëlqyer për të gjithë atletët që kanë kujdes të madh për konsumimin e tyre ushqimor.
Kjo e bën Elite 100% WHEY një zgjedhje ideale pas stërvitjes tuaj ose midis vakteve.
-25 g proteina nga hirra me cilësi premium për një servim.
-Çdo servim përmban 6,0-6,2 g BCAAs duke përfshirë 2,7-2,8 g të amino acidit esencial L- Leucine, në varësi të shijes
-I varfër në sheqer
-Pa gluten
-I përshtatshëm edhe për vegjetarianët
-Pa substanca të ndaluara, e testuar nga "Informed-Choice" për sigurinë e atletëve dhe cilësinë më të lartë të produktit.
PËRDORIMI I REKOMANDUAR :
-1-2 servime në ditë. Shijoni para stërvitjeve, pas stërvitjeve ose në çdo kohë që dëshironi një lëng proteinik të cilësisë së lartë.
Të përdoret si pjesë e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyre jetese të shëndetshme.
Për Smooth Banana, Rich Chocolate , Chocolate Fudge, Strawberry Blast: Udhëzime për përzierje: Shto 2 lugë (të përfshira në paketim) në 180-240 ml (6-8 oz) ujë, qumësht ose lengje të zgjedhjes suaj dhe përzieni sa më shumë.
Për Cookies & Cream:
Udhëzime për përzierje: Shto 2 lugë (të përfshira në paketim) në 240 ml ujë, qumësht ose lëngje sipas dëshirës tuaj dhe përzieni sa më shumë .
Për Gourmet Vanilla:
Udhëzime për përzierje: Shto 2 lugë (të përfshira në paketim) në 215-240 ml ujë, qumësht ose lëngje sipas dëshirës tuaj dhe përzieni sa më shumë
PËRBËRËSIT
Koncentrat i proteinave të hirrës (nga qumështi) (90%), pluhur i kakaos me yndyrë të reduktuar, emulsifikues (lecithin soje), aromatizues, përforcues aromatik (kalium kloridi), kripë, koncentrat i hidrolizuar i proteinës së hirrës (nga qumështi), izolat i proteinave të hirrës (0,5%), trashësues (karboksimetilceluloza, gomë xanthani, carrageenan), ëmbëlsues (sukraloza, glikozide stevioli, acesulfame K).
Produktet që mund t'ju pëlqejnë
10 produkte tjera në të njejtën kategori: